Shkup, 6 shkurt – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski së bashku me delegacionin partiak në të cilin janë Vllatko Gjorçev, Timço Mucunski dhe Sllobodanka Aleksovska, do të relaizojnë vizitë disaditëshe pune në Uashington, SHBA, kumtoi shërbimi partiak për shtyp.
Gjatë vizitës, Mickovski do të realizojë disa tkaime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit amerikan të Shtetit dhe anëtarë të Dhomës përfaqësuese dhe Senatit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së do të flasë edhe në Forumin e sigurisë, organizuar nga anëtarë të Senatit amerikan, ndërkaq do të marrë pjesë edhe në Mëngjesin e lutjes që mbahet nën patronatin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.
Janë paraparë edhe takime me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në SHBA. Qëndrimi në SHBA do të shfrytëzohet për realizim të kontakteve ndërkombëtare, përforcim të marrëdhënieve të VMRO-DPMNE-së dhe lobim për interesat shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë. Pas vizitave të paradokoshme në Bruksel dhe Budapest, qëndrimi në Uashington paraqet vazhdim të aktivitetit intensiv ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së, thuhet në kumtesën e partisë.