Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin e partisë dje kishte takim me Endrju Pejxh, drejtorin e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, kumtoi pres shërbimi partiak. Në takim janë theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nevoja e thellimit të tyre të mëtutjeshëm. “Në lidhje me gjendjen aktuale politike në Maqedoni, Mickoski e ka informuar Pejxhin për keqpërdorimet e shumta të pushtetit. Mickoski gjithashtu e ka informuar bashkëbiseduesin se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen me Greqinë mbetet i fuqishëm dhe parimor dhe se Partia nuk mund ta përkrahë përmbajtjen e të njëjtit”, citohet në kumtesë.