Mickovski: Pakoja e re e masave ekonomike nuk do të sjellë asgjë të mirë, por në mënyrë shtesë do ta thellojë krizën

28

Shkup, 27 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski në konferencën për media theksoi se pakoja e katërt e masave për shpëtim të ekonomisë të prezantuara sot nga ana e Qeverisë, jo vetëm që është e vonuar dhe nuk do t’u përgjigjet në mënyrë adekuate nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve në vend, por përkundrazi ajo në mënyrë shtesë do ta thellojë gjendjen edhe ashtu të rëndë në shtet.

“Pakoja e katërt e masave të mafias në Qeveri është tentimi i fundit për shpëtim në kushte kur ekonomia po rrënohet. Kur tashmë po bëhet pakoja e katërt e masave, duhet të shihet përvoja nga tre parapraket, ndërsa kjo është edhe më shkatërruese dhe quhet edhe të paktën 40 mijë të papunë për pesë muaj, minus 13 për qind ulje të prodhimit bruto vendor në tremujorin e dytë. Për këtë edhe pakoja e katërt e masave është tentim i dështuar që të shpërqendrohet vëmendja nga problemet e vërteta. Mafia do të pasurohet edhe më shumë, populli do të varfërohet”, tha Mickovski.

Tri pakot e deritanishme të masave, theksoi ai, ishin të drejtuara keq dhe të pamjaftueshme që t’i amortizojnë efektet nga kriza dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte ryshfeti parazgjedhor dhe institucional. Ai theksoi se konfirmim për këtë është fakti që krahas “kartelave pagesore të cilët shërbyen për ryshfet zgjedhor, manipulim, pjesa më e madhe e masave për mbështetje të ekonomisë dhe ekonomisë mbetën të parealizuara”.

Mickovski theksoi se rezultatet nga politikat e tilla të gabuara janë rënie historike e prodhimtarisë industriale – eksportit, rënie e aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë me indikacione që ai trend negativ të vazhdojë deri në fund të vitit, rritje të borxhit publik për më shumë se një miliardë euro për vetëm një tremujor (tremujori i dytë), rritje të papunësisë prej 40 mijë persona me paralajmërim për largime masive shtesë, kolaps total të turizmit dhe shumë biznese të mbyllura në shtet.

Ai theksoi se Qeveria në tetë muajt e parë të këtij viti shpenzoi gati 120 miliardë denarë para të qytetarëve, 35 miliardë denarë janë marrë hua dhe janë realizuar investime kapitale në vlerë prej diç më shumë se 7,7 miliardë denarë. “Kjo seriozisht e minoi qëndrueshmërinë e ekonomisë. Vendi është në nivelin më të lartë historik të borxhit pa hapësirë fiskale për nxitjen e zhvillimit të ardhshëm ekonomik. Sado që tingëllon pesimiste, ekonomia maqedonase me këtë Qeveri e cila nuk ka kapacitet dhe qasje sistematike për përballje me krizën, as strategji ekonomike për të ardhmen, e presin ditë të vërteta të zeza”, potencoi ai.

Mickovski dërgoi kritika edhe për mënyrën në të cilën pushteti po përballet me pandeminë KOVID. Vlerëson se për shkak të gabimeve të Qeverisë një numër i madh i qytetarëve e humbën jetën ose janë të sëmurë dhe të infektuar.

Ai potencoi se masa merren që t’i ndihmohet ekonomisë, që të munden të shpëtohen sa më shumë vende pune dhe të ulet sa më shumë që është e mundur kjo rënie e cila po ndodh në shtetin tonë, në Maqedoni.

Mickovski në fund theksoi se Qeveria paratë për këto masa nuk i ka dhe në mënyrë shtesë do të duhet të marrë hua nga burime në vend dhe nga burime nga jashtë, që të mundet të bëjë ryshfet institucional. Ai theksoi se me këtë do të rritet edhe borxhi publik dhe shtetëror, ndërsa me këtë do të rritet deficiti i buxhetit, ndërsa kjo në fund të ditës, siç tha, do ta paguajnë të gjithë qytetarët me solidaritet pa përjashtim të fesë, kombit dhe të pozitës sociale. (koha.mk)

Comments are closed.