Shkup, 9 janar – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit sepse për momentin atje nuk ka ambient demokratik për punë. Potencoi se grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së është i vetëm, i bashkuar dhe absolutisht konstruktiv dhe merr pjesë bashkërisht në krijimin e qëndrimeve dhe vendimeve.
“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në koordinimin e sotëm vendosi se nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit për funksionim normal demokratik në këtë institucion”, tha Mickoski, i cili konfirmoi se 12 për qind e deputetëve të tyre ende janë në paraburgim, e ato janë pesë për qind nga gjithsej numri i deputetëve që përballet me akuzë të ndërtuar për terrorizëm.
I përsërit konstatimet e Avokatit të Popullit se gjatë arrestimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska, më 29 nëntor të vitit 2017 është shkelur e drejta e imunitetit të deputetëve, e garantuar me nenin 64 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe se efektivët e policisë nuk u janë përmbajtur procedurave juridike për arrestim të caktuara me nenin 19 nga Rregullorja për mënyrën e kryerjes së punëve policore, sipas të cilit, nëse gjatë arrestimit të personit i referohet imunitetit nëpunësi i policisë pas që do të kryejë verifikim e ndërpret arrestimin.
Sipas Mickoskit, më shumë se e qartë është se kompetentët kanë kryer vepër penale të nenit 140 nga nga kodi penal, i cili parashikon sanksione përkatëse për provim antiligjor nga liria.
Mickoski tha se ka komunikim me shumicën qeveritare edhe me kryetarin e Kuvendit, por potencoi se ajo bazohet në “në takime jo shumë të shpeshta”.
“Kemi komunikim të caktuar kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në komisione të caktuara, që janë në kuadër të Kuvendit. Nuk ka paralajmërim, siç tha, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, për takim të ri me kryeministri Zoran Zaev.
Për një pjesë të ligjeve reformatore VMRO-DPMNE, si u përgjigj Mickoski kanë formuar grup të vetin punues, ndërsa grup punues ka edhe shumica qeveritare.
Ai tha se nuk janë informuar për takimin që duhet të mbahet më 25 dhe 26 janar në kuadër të procesit Zhan Mone.
Punohet në reforma partiake dhe në statusin e partisë, i cili duhet të jetë i gatshëm deri në fund të janarit.