Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, ka realizuar takim me presidentin e Serbisë në Beograd, Aleksandar Vuçiq.
“Kam pasur mundësi në Beograd të takohem me presidentin e Serbisë dhe kryetarin e PPS-së, Aleksandar Vuçiq. Kemi biseduar për gjendjen në rajon, mundësitë për bashkëpunim që i kemi në dispozicion”.
“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy partive motra dhe shfrytëzimin e potencialit në këtë plan. Maqedonia duhet të ndërtojë politika të hapura fqinjësore, të bazuara në parime dhe vlera të sinqerta”, shkruan Mickoski.