Shkup, 15 korrik – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, paradite e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllae të Shkupit. Pas votimit, Mickovski deklaroi se “sot është dita kur populli zëshëm do të flas, kur fiton ripërtëritja”.
“Populli në mënyrë masive del në vendvotime dhe nga ajo që mund të vërejmë, ajo që komentohet mes qytetarëve, është se populli është i gatshëm për ndryshim të madh që do të ndodh pikërisht sot, më 15 korrik. Gjithçka që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara, parregullsitë e shumta, do të lënë gjurmë serioze, e cila do të jetë një njollë në gjithë këtë proces zgjedhor”, tha Mickovski. Kjo, sipas tij, kjo është klithma e fundit e kësaj udhëheqësie të LSDM-së, të kryesuar nga Zoran Zaevi.
“Dëshiroj t’i porosis qytetarët, ata do të donin jehonë më të vogël, ne duam jehonë më të madhe, kështu siç është në orët e hershme të mëngjesit. Pres që deri në fund të ditës përpjekjet e dëshpëruara që të luhet me vullnetin e qytetarëve do të pamundësohen”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.