Hristian Mickovski jep dorëheqje nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE ishte bartës i listët së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale., shkruan Telma. Dorëheqja e Mickovskit vjen pasi VMRO-DPMNE nuk i pranon zgjedhjet dhe ka akuzuar për parregullsi, frikësime dhe presione gjatë fushatës dhe votimit. VMRO-DPMNE edhe krahas asaj se nuk i pranoi rezultatet pohon se funksionarët e tyre janë të vetmit që janë zgjedhur në mënyrë legale dhe legjitime dhe prandaj nuk do të tërhiqen.