Shkup, 12 janar – Deputetët Daniella Rangellova, Vllatko Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski do të jenë tre anëtarët e vjetër-të rinj të Komitetit ekzekutiv të VMRO-së, ndërkohë që figurat më të larta të kësaj partie – Trajko Veljanovski, Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Boriz Zmejkovski dhe Zoran Stavreski nuk do jenë anëtarë të këtij komiteti, shkruan gazeta KOHA.
Kristijan Mickovski, kryetari i ri i VMRO-së, si duket ka vendosur të përjashtojë të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai, ndërsa do të mbajë afër ata që dikur ishte në krye të partisë. Me këtë rast, Mickovski nuk i ka ftuar në mbledhjen e së premtes mbrëma të Komitetit ekzekutiv ish-nënkryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, ish-ministrin e Financave, Zoran Stavreski, ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski, ndërsa do të mbajë larg partisë edhe dy deputetët aktual dhe më të zëshëm të VMRO-së – Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski.
Madje, Mickovski ka vendosur të kthejë në fuqi edhe postin e nënkryetarit që deri në vitin 2006, VMRO kishte dy nënkryetarë. Tani, nënkryetar të Mickovskit do të jetë ish-ministri i Financave në vitin 2006-2008, Trajko Sllavevski, si dhe deputeti aktual Aleksandar Nikollovski. Ndryshe, muaj më parë, me mbështetje të Nikolla Gruevskit, Mickovski u zgjodh me shumicë votash kryetar i VMRO-së në Kuvendin e partisë, ndërsa nëpërmjet një letrë të hapur kandidaturën e Mickovskit e kundërshtuan Veljanovski, Milloshoski, Popovski, Dimovski, Stavreski dhe Zmejkovski. (koha.mk)