Shkup, 7 qershor – Hristian Mickovski drejtori gjeneral i ELEM, ka parashtruar kërkesë për ndërprerje të marrëveshjes si bashkëpunëtor i jashtëm nga sfera e energjetikës në Qeverinë e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Mickovski ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme edhe nga detyra anëtar i Komisionit për realizim të procedurës për ndarje të marrëveshjeve për vendosje të partneritetit publiko-privat për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit distribues të gazit natyror. Ai tërhiqet për shkak të pikëpamjeve dhe koncepteve të ndryshme me qeverinë e re të Zoran Zaev. (koha.mk)