Manastir, 11 nëntor – VMRO-DPMNE po përgatitet për ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, deklaroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Manastir. Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se edhe në qoftë se shumica parlamentare sjellë vendim, partia që e udhëheq, është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“VMRO-DPMNE do t’i përballojë të gjithë presionet, VMRO-DPMNE nga dita në ditë është gjithnjë e më e fuqishme, VMRO-DPMNE po përgatitet për ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, i cili do të mbahet në pranverë, ndërsa në qoftë se shumica parlamentare vendosë, VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme ose të rregullta parlamentare”, theksoi Mickoski, i cili paraprakisht mori pjesë në komemoracionin francezo-gjerman, që sot u mbajt në Manastir, kushtuar 11 Nëntorit, Ditës së armëpushimit.