Mickoski: Vërejtjet e ekspertëve të futen në ligjin e ri për Prokurorinë

4

Radovish, shkurt – Grupi i deputetëve të VMRo-DPMNE-së nuk parashtroi amandamente për ligjin e ri për prokurorinë publike. Kryetari i partisë, Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në Radovish theksoi se thelbësisht duhet të shihet ndaj këtij ligji dhe në ligjin e ri të futen vërejtjet nga ekspertët të dhëna gjatë debatit publik dyditor në Kuvend, raporton KOHA.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, siç tha, është i qartë, i zëshëm dhe konciz rreth kësaj çështje, e ai është se do të mbështesin gjithçka që thanë ekspertët.

U bëri thirrje Deskoskës dhe Zaveuit të dalin, siç tha, nga interesat e ngushta partiake dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm të shtetit. (koha.mk)

Comments are closed.