Shkup, 19 gusht – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot u takua me Ouen Paun, drejtor i Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë dhe përfaqësues të IRI-t.
Siç thuhet në kumtesë e VMRO-DPMNE-së, “në takimin u diskutua për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe për format e mundshme të bashkëpunimit dhe potencialet që ekzistojnë”.
Mickoski, thuhet më tej në kumtesë, “me këtë rast e theksoi dëshpërimin dhe joperspektivën e qytetarëve nga skandalet me korrupsionin dhe involvimin e përfaqësuesve të lartë të pushtetit dhe të Prokurorisë speciale publike në të njëjtat. Ai tha se ligji për Prokurorinë publike është me rëndësi të madhe, por kjo duhet të jetë në baza parimore në pajtim me kushtetutën.
“Në të kundërtën rrezikohet që Prokuroria e re publike të jetë dorë e zgjatur e pushtetit, e nesër ai pushtet kur të shkojë në opozitë, e njëjta të bëhet mjet për mbrojtje nga krimi i kryer nga ana e kreut të pushtetit”, tha Mickoski.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes VMRO-DPMNE-së dhe IRI-t duhet të vazhdojë dhe i njëjti duhet të thellohet edhe më shumë.