Shkup, 21 shkurt – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristian Mickoski, së bashku me zëvendëskryetarin Aleksandar Nikoloski dhe sekretarin ndërkombëtar Timço Mucunski sot (21.02.2020) realizuan takim me eurodeputetët e grupit politik “Rindërtimi i Evropës”, Daçian Çolosh dhe Ilhan Quçuk.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, problemet me të cilat përballet Republika e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe perspektivën tonë evropiane.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së ua rikujtoi bashkëbiseduesve edhe miratimin e dhunshëm të Ligjit për prokurori publike, i cili duhet të shërbejë për amnisti të krimit nga ana e pushtetit në tre vitet e kaluara.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimin në BE.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se procesi i drejt dhe demokratik zgjedhor është thelbësor për të ardhmen e shtetit dhe se është me shumë rëndësi që qytetarët lirshëm të shprehin vullnetin e tyre.(koha.mk)