Shkup, 6 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitija Mickoski së bashku me zëvendëskryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski realizuan takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë Georg Vucas, transmeton gazeta KOHA.
Në takim është biseduar për ngjarjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, europrespektivën e Maqedonisë, përcaktimet strategjike të shtetit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia.
Kryetari i VMRO-DPMNE potencoi se përcaktimi themelor strategjik i VMRO-DPMNE-së dhe Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, gjegjësisht europizimin e shtetit tonë dhe arritjen e standardeve perëndimore.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se janë të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes të dy shteteve dhe se ekziston hapësirë për thellim të bashkëpunimit mëtutjeshëm mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë. Lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se Austria është mik i madh i Maqedonisë dhe se tërë kjo konfirmohet në këto momente kyçe për europrespektivën e Maqedonisë.(koha.mk)