Mickoski: Të tregojmë se nuk ka vend për kastë politike preferenciale

4

Shkup, 9 gusht – Disa muaj e ndajnë Maqedoninë nga #Rilindja e Maqedonisë, të tregojmë se më nuk ka vend për kastë politike preferenciale, por për politikanë të cilët do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe Maqedonisë, ndërsa ata të cilët kanë gabuar dhe janë turpëruar para qytetarëve të bartin përgjegjësinë!, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, sot është plotësisht e qartë se kemi punë me oktapod kriminal dhe se ky është realiteti, por, shton, pyetja është se çka ndërmarrin pushteti dhe institucionet.

“Në vend se përgjegjësi të menjëhershme, ata vendosën që të hiqen dhe t’i gënjejnë partnerët tanë nga bashkësia ndërkombëtare për njëfarë lufte të vendosur kundër krimit. Luajtën në kartën se edhe kjo do të kalojë, ndërsa populli ka kujtesë të shkurtër, pastaj të vjetrit dhe strategët e rinj të kohës së “revolucionit”, të paguara shtrenjtë (deri në shpirt te ata të vjetrit e kohës së “revolucionit” së pari do t’i zgjidhin për borxhin e mbetur…) do t’i këshillojnë, tani duhet fushatë pozitive që të mbulohet turpi dhe do të fillojnë me projekte dhe politika të vjedhura që të lavdërohen, duke e krahasuar progresin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2012 deri në vitin 2018. Por turpi dhe krimi janë të mëdha dhe rëndë se ndonjë gënjeshtër ose rrëfim i trilluar do t’i mbulojë. Ndërsa kjo ishte vetëm një pjesë e vogël, do të thoshin njohësit…, turpi dhe krimi janë shumë më të mëdha se sa që mund të mendoni dhe të përfshirë ishin më shumë sfera dhe personalitete”, thekson Mickoski në Fejsbuk.

Ai shton se derisa arrestohen ata që mendojnë ndryshe në politikë, me qëllim që gjatë periudhës së verës të ketë njëfarë aktivizimi, një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë sot e parashtrojnë pyetjen se pse ende Katica Janeva nuk është në paraburgim, pse as Friki, e as Kiki nuk janë ftuar që të merren në pyetje, pse Zaevi i mbron kriminelët në radhët e tij, e pastaj paraqitet dyshimi ose vet konfirmimi, vallë këtë e bën prijësi i valles në mbrojtjen e atij krimi. E pse, thekson, një kryeministër do të mbronte krimin, shkaku është një, sepse pikërisht aty  buron krimi.

Comments are closed.