Mickoski: Të ndriçohen incidentet dhe prishjet e proceset zgjedhor

Këto zgjedhje për fat të keq i shënon një vrasje makabre. Bartësi i listës së këshilltarëve në Kërçovë, Alit Abazi iu është nënshtruar lëndimeve në këmbimzjarrin që ndodhi javën e kaluar. Kjo vrasje po ndodh kur fushata politike është në ritmin e plotë. Kështu theksoi sot Hristijan Mickovski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së me rastin e vdekjes së Abazit, i cili ishte i kyçur dhe zhvillonte fushatë politike.

“Ka një njollë të  madhe të zezë. Kjo është vrasja e parë në Maqedoni e një njeriu që është në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore dhe njeriu, i cili është listën e këshilltarëve. Ky është procesi zgjedhor më keq i organizuar deri më më tani. Sipas Micovskit, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se kjo çmenduri duhet të ndërpritet dhe se ishte çështje kohe se kur do të ndodh edhe më e keqja, që të merret një jetë njeriu dhe sipas tyre ja edhe kjo ndodhi.