Shkup, 7 maj – Të dënuarit për pasaportat e rrejshme morën vetëm nga dy vite burg dhe nuk u dënuan edhe për vepra të tjera të cilat I kanë kryer sepse ashtu janë marrë vesh me kryesit dhe urdhëruesit e vërtetë që dokumentet e udhëtimit t’ua ndajnë kriminelëve të cilët janë pjesë e mafieve, deklaroi kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me presidentin Stevo Pendarovski.
Sipas Mickoskit, të dënuarit e morën dënimin vetëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por jo edhe për veprat e tjera si falsifikim I dokumentit të udhëtimit dhe bashkim kriminel.
Ai theksoi se është koha në Maqedoni politikanët t’I mbajnë duart jashtë aktakuzave dhe vendimeve gjywësore dje të lirohen prokuroria dje gjyqësia nga çfarëdo lloj presioni politik..
Me kërkesë të gazetarëve ta komentojë dokumentin që gjoja dje rrodhi nga Agjencia për siguri nacionale në bazë të të cilit një biznesmen ndodhet në paraburgim dhe për atë sesa shpesh rrjedhin dokumente të këtilla nga institucionet shtetërore, por edhe nga prokuroria edhe hga gjyqësia, lideri I VMRO-DPMNE-së Mickoski theksoi se përfundimisht ndaj personave të cilët udhëheqin me institucionet vitale të shtetit duhet të ketë konsekuenca të caktuara.
“Nëse kështu neve na rrjedhin dokumente nga ASN apo institucione të tjera vitale shtetërore, atëherë ne, për fat të keq shumë shpejtë do ta humbim sovranitetin ndaj shtetin”, deklaroi Mickoski.