Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në margjinat Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, realizoi takim me Eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.
Gjatë takimi Mickoski theksoi se prioritet strategjik i VMRO-DPMNE-së është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim partia do të vazhdojë të kontribuojë.
Mickoski e informoi Han për rrjedhën politike dhe për keqpërdorimin e gjyqësorit kundër VMRO-DPMNE-së.
Në kuadër të Kongresit të PPE-së, Mickoski realizoi takim edhe me Andrej Plenkoviç, kryeministri i Republikës së Kroacisë, ku dy bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe shfrytëzimin e përvojave kroate në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.
Sonte Mickoski do të marr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane ku do të diskutohet për zgjedhjen e kandidati për Kryetar të Komisioni Evropian, ku do të marrin pjesë president, kryeministra dhe liderë të opozitës të familjes më të madhe dhe më të fuqishme politike në Bashkimin Evropian.