Shkup, 29 nëntor- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo. Në takim, siç theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, është biseduar për ngjarjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, situatën ekonomike në vend, si dhe proceset reformuese që janë kyçe për realizimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë.