Shkup, 18 dhjetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickoski realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.
Në takim është biseduar për ngjarjet politike aktuale në shtet, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton gazeta KOHA.
MIckoski theksoi se prioritet dhe përcaktim strategjik i VMRO-DPMNE-së është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në këtë rast duke potencuar se VMRO-DPMNE-ja ka plan dhe vizion si Maqedoninë ta vendos në shiritin për anëtarësim në Union.
Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja theksoi ai, do të fokusohet në reforma thelbësore në sistemin gjyqësor dhe zbatimin e reformave reformuese kyçe për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë. Misckoski potencoi se shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit në eshalonet më të larta të pushtetit janë problemi kyç me të cilin po përballet shteti ynë, ndërsa pikërisht ky është një argument për ngecjen e integrimeve.
Mickoski e theksoi edhe rëndësinë e procesit demokratik dhe të drejtë për të ardhmen e shtetit.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat duhet në mënyrë shtesë të thellohen.(koha.mk)