Shkup, 6 shtator- VMRO-DPMNE e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimet në Bashkimin Evropian dhe në Aleancë janë me interes strategjik për vendin, është theksuar në takimin e sotëm midis sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Micksoki në takim ka theksuar se marrëveshja me Greqinë është e papranueshme për partinë dhe është jashtë parimeve të saja të njohura dhe se VMRO-DPMNE mbetet me qëndrimin për mospranimin e saj, kumtoi pres shërbimi i partisë.
“Sa i takon vet qëndrimit lidhur me deklarimin për referendum VMRO-DPMNE e përfundon procesin e konsultimeve të gjera dhe gjatë javës së ardhshme do të kryesojë me Komitetin ekzekutiv dhe qendror të partisë”, thuhet në kumtesë.
VMRO-DPMNE, shtohet në kumtesë, vlerëson se pushteti duhet t’i përkushtohet përmirësimit të sferave reale për jetë që është me rëndësi thelbësore për qytetarin, ndërsa atje deri më tani është vërejtur stagnim i madh i shoqëruar me një numër të madhe të aferave dhe dyshimeve për keqpërdorim.
Në takim është folur për ngjarjet aktuale në vend, për marrëveshjen me Greqinë dhe për referendumin e ardhshëm.