Shkup, 3 janar – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai në intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se nëse partia e tij merrë besimin e popullit vendin e presin ndryshime të mëdha, transmeton Koha.
“Që kur ta marrin besimin e popullit, dhe ne do të fitojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kuptohet nëse shumica parlamentare shpërbëhet, do t’i shihni hapat dhe do t’i shihni se cilat procese VMRO-DPMNE do t’i ndryshojë në të ardhmen”, thotë midis tjerash në intervistë Mickoski.
Ai kërkojë nga shumica parlamentare që të pranojë kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Parlamentit, dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. (koha.mk)