Shkup, 8 dhjetor – Shën Klimenti para një mileniumi e ka ditur se vetëm populli i shkolluar është i fuqishëm dhe i pathyeshëm, shkroi në urimin me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Shën Klimenti i Ohrit, siç tha Mickoski, është vazhdimësi e veprimtarisë shpirtërore dhe humane të të shenjtëve Kirili dhe Metodi për arsimimin e popullit.
Krenari dhe sukses për ne, siç thekson ai në urim, është që të formojmë gjenerata të fuqishme, të arsimuara dhe të suksesshme që ta vazhdojnë luftën për të ardhme të suksesshme maqedonase në Maqedoni.
“Misioni i Shën Klimentit të Ohrit duhet të jetë mësim për të gjithë gjeneratat se ruajtja e veçantisë kulturore, gjuhësore dhe kombëtare është detyrë dhe amanet. Me të drejtë festojmë Shën Klimentin, trashëgimia shpirtërore, letrare dhe kishtare e të cilit është shenjë e rëndësishme për Maqedoninë. Ta gëzojmë edhe për shumë vite festën e madhe – Shën Klimenti i Ohrit”, theksoi Mickoski.