Shkup, 12 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski ka realizuar takim me Kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.
Në takim është biseduar për çështje bilaterale dhe rajonale. Të dy bashkëbiseduesit kanë afirmuar nevojën për zhvillim të mëtutjeshëm dhe marrëdhënie të mira mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Gjithashtu, takimi u realizua me theks të veçante për referendumin dhe gjendjen aktuale politike. Mickoski edhe një herë përsëriti qëndrimin se partia e tij VMRO-DPMNE, nuk mund të mbështes Marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.