Shkup, 26 korrik – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pres konferencë në selinë e partisë theksoi se në takimin e sotëm me u.d. ndihmës sekretar për Evropën dhe Euroazinë të SHBA-së Filip Riker do të ketë mundësi që të thotë “se kush luan lojëra politike, dhe se jokonstruktive është Qeveria e jo opozita, njofton Koha.mk
“Do të kemi mundësinë që pas disa orëve t’i themi zotit Rike se kush luan lojëra politike dhe në mënyrë të hollësishme ta elaborojmë këtë. Ndërsa zoti Riker, si një diplomat me përvojë, duke i dëgjuar të dyja palët shpresoj se do të sjellë vendimin e duhur”, tha Mickoski sot në pres konferencë në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka qasje konstruktive dhe se duhet që të hapen pyetjet nëse Qeveria është konstruktive.
“Riker në asnjë moment nuk tha se opozita duhet që të sillet sipas parimit merr ose ler. Diplomatë me përvojë dhe njerëz të cilët janë edukuar në sisteme demokratike nuk sillen si Zaevi i cili kërkon që të imponojë njëmendësi dhe cenzurë në mendimin e lirë”, tha Mickoski.
I pyetur për komentin për planin aksional për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se kjo është tentativë për kthim në vitin 49-të të shekullit të kaluar, cenzurë dhe kontroll të mendimit të lirë dhe demokratik. (koha.mk)