Prilep, 7 prill – Sot jemi në Prilep, pastaj vazhdojmë në pjesën juglindore të Maqedonisë në Strumicë, Radovish, vazhdojmë me fushatën presidenciale, ajo që mund të them është se po ndjehet atmosfera fituese në Republikën e Maqedonisë, gjithkund ndjehet energjia e bashkëvendësve tanë se president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë do të jetë profesor dr Gordana Siljanovska Davkova dhe do t’ia japim mundësinë kryetarit të qeverisë zotëri Zoran Zaevit njëherë ta mbajnë fjalën dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së, hristijan Mickoski në fjalën et ij në tubimin për zgjedhjet presidenciale në Prilep, transmeton Koha.
“Dje ishim dëshmitarë të një ngjarje nervoze të kryetarit të qeverisë zotëri Zaevit, sepse edhe ai është i vetëdijshme se situata nuk është ashtu si ishte para dy apo tre viteve kur arrinte në mënyrë komike me gënjeshtar e tij të bisedojë me qytetarët në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar Mickoski. (koha.mk)