Mickoski: Politikanët të marrin përgjegjësi për politikat e tyre të gabuara

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin ‘Stadion’ të ‘Kanal 77’, theksoi se politikanët duhet marrin përgjegjësi për politikat e tyre të gabuara që kanë dëmtuar shtetin.

“Për fat të keq n këtë shtet përgjegjësia politike u bë qesharake”, thotë Mickoski duke sqaruar se në Maqedoni politikanët në rast të gabimit, nuk merr përgjegjësi ai kërkon falje dhe vazhdon më tej dhe për këtë shkak jemi në këtë gjendje.

“Të thonit edhe ju kanë bërë gabim, por askush nuk merr përgjegjësi për këtë gabim”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai shtoi se gabimi duhet të rezultojë me përgjegjësi dhe se ai që ka bërë gabim të ndërmerr përgjegjësi.