Kryetari i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski mbrëmë tha se partia e tij do të ndryshojë statutin e saj dhe do të heqë funksionin e kryetarit të nderit.

Megjithatë, Mickoski nuk zbuloi nëse partia e bën këtë që të distancohet nga politikat e ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është kryetar nderi për momentin.