Shkup, 11 shtator – Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitian Mickoski sot e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në takimin e mbrëmshëm të liderëve ka ardhur me plan të mos arrihet marrëveshje dhe t’i mbrojë krimet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, por ka lënë hapësirë për vazhdimin e negociatave për ligjin e prokurorisë publike, në cilën pikë puna përfundoi pa sukses, shkruan gazeta KOHA.
“I konstatuam qëndrimet e të dy palëve, për fat të keq, nuk kemi arritur zgjidhje dhe nëse ekziston mundësia për takime të mëtutjeshme kemi lënë hapësirë në të ardhmen t’i vazhdojnë negociatat”, tha Mickosi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media. Sipas Mickoskit, Zaevi ka ardhur me qëllim të mos kenë sukses negociatat që, siç thotë ai, është parë se ka plan jo vetëm B, por edhe plan C, me transferimin e lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike në Prokurorinë Publike. Me këtë vlerëson Mickosi, Zaev ka blerë paqe, por në të ardhmen do të ketë përgjegjësi.
Kërkesa e Zaevit, siç tha, për amnisti për të gjithë ka sjellë deri te ajo mbrëmë të mos kenë sukses negociatat sepse nuk ka pranuar prokuroria e re që e propozon pushteti të merret me korrupsionin e të gjitha lëndëve pa marrë parasysh kohën e lëndës dhe kryerësin e veprës.
“Zaev propozoi formim të prokurorisë për korrupsion të lartë në nivel të njëjtë si prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, prokurorin ta propozojë partia më të madhe opozitare, dhe këto dhjetëra ndihmës të ndihmësve të Janevës së bashku me rastet e PSP-së të inkorporohen në kuadër të prokurorisë të re, pa u respektuar Ligji i prokurorëve të cilin praktikisht duhet ta propozojë Këshilli për prokurorë se cilët prokurorë duhet të punojnë atje”, tha Mickoski, duke shtuar se ka pasur propozim marrëveshje më 30 gusht që atëherë LSDM-ja e ka pranuar, ndërsa ditën tjetër duke shpikur e prishën procesin negociues. (koha.mk)