Shkup, 12 nëntor – “Kaloi një vit nga vrasja në Aerodrom e të riut Martin Janushev, kaluan disa muaj nga vrasja e tifozit Sazdo dhe një sërë vrasjesh të tjera për të cilat autorët janë në arrati, ndërsa fytyrat e tyre nuk njihen nga opinioni. Nuk kishte të tilla spektakle si sonte”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosi në statusin e tij në Fejsbuk duke shtuar se kjo që po bëhet është përndjekje politike ndaj VMRO-DPMNE-së.
Sipas Mickoskit ky nuk është sulm vetëm ndaj VMNRO-DPMNE-së por edhe ndaj lirisë, ndaj forcës kryesore politike opozitare, ndaj mendimit kritik, ashtu siç tha, na njeh Evropa moderne dhe Bota më gjerë.
“Vallë për personin për të cilin me vite zhvilloni përndjekje politike dhe e trajtoni si armik të shtetit thoni se nuk e dini se ku ndodhet?”, parashtron pyetjen lideri i VMRO-DPMNE-së duke shtuar se “deri dje, ashtu si edhe ai, na ndiqnit dhe na kërcënonit të gjithë”.
Në statusin e tij në Fejsbuk, Mickoski thotë se si lider i VMRO-DPMNE-së nuk do të ankohet dhe arsyetohet dhe as të bëjë viktimën por thekson se LSDM-ja e cila thotë se ka fituar ndaj një regjimi është vetë “regjimi dhe hunta që e kufizon lirinë”.
Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë që të jetë bastioni i fundit i lirisë dhe mendimit kritik duke i shërbyer popullit.
“Maqedonia do të fitojë. Sa më shumë të na bëni presion aq më shumë do të humbisni. Nuk do të na frikësoni dhe as të na mëdyshni”, thekson Mickovski në postimin e tij në Fejsbuk.