Shkup, 30 korrik – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot dhe nesër do të udhëtojë për vizitë pune në Austri dhe Hungari.
Siç kumtoi Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, gjatë qëndrimit të shkurtër në kryeqytetin austriak Vjenë, Mickovski do të ketë takim të karakterit shkencor, shkëmbim të përvojave dhe informacioneve të ndërlidhura me veprimtarinë e tij si profesor në Universitetin “Shën Cirili e Metodi”.
Në Budapest, Mockovski dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski do të takohen edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban. (koha.mk)