Mickoski: Për vetëm 3 ditë EMV do të importojë energji elektrike në vlerë prej rreth 4.200.000 euro

Importi i ri i energjisë elektrike dhe parapagimi i ri “heroik”. Për vetëm 3 ditë nga 5 deri më 7 dhjetor EMV do të importojë energji elektrike në vlerë prej rreth 4.200.000 euro, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Në vetëm një muaj, nga data 7 nëntor deri më 7 dhjetor, “heronjtë” në qeveri kanë importuar energji elektrike për saktësisht 32,955,084 euro ose më shumë se 1 milion euro në ditë.

Nëse EMV-ja do të punonte siç paralajmëruan “heronjtë” në qeveri me tre blloqet në Manastir dhe një bllok në Osllomej, ose sikur transformatori të mbërrinte në Manastir siç ishte paralajmëruar më 1 nëntor, këto para nuk do të shpenzoheshin për importin e energjisë elektrike.

Advertisements

Do të kishte më shumë për ushqimet e studentëve, për fermerët, do të kishte më shumë për çerdhet, rrugët, parqet dhe shkollat.

Në vend që të prodhojnë, importojnë për komisione “heroike”. Po vjen dita e llogaridhënies kur komisionet e avansimit “heroik” do të jenë shumë të rënda për ju”, theksoi Mickoski.