Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hrisitjan Mickoski sot ishte për vizitë në Ohër, në takim me qytetarët në tregun e qytetit.
“Në treg mbisundon atmosferë e zymtë, të gjithë pazarxhinjtë ankohen. Të gjitha vendimet ligjore që Qeveria i ka sjellë janë të dëmshme për pazarxhinjtë, në vend të zgjidhjeve ato ofrojnë shtyrje. Ne si parti do të angazhohemi të sjellim zgjidhje ligjore që do të jenë në dobi të pazarxhinjëve”, tha Mickoski.
Në komentin për kandidatin presidencial të LSDM-së Stevo Pendarovski, lideri i opozitës tha se bëhet fjalë për siç potencoi “shabllon tradicional që e ka shkatërruar Maqedoninë në 27 vitet e fundit”.
“Zaevi në mënyrë despotike e përzgjodh kandidatin para opinionit bëri shfaqe, konkurse, por në fund vendosi despoti, dhe e solli subjektin e tij. Më 5 maj Maqedonia do të fitojë president për të gjithë qytetarët – Gordana Siljanovska-Davkova”, tha Mickoski.
Lideri i opozitës gjithashtu potencoi se pas bisedave me bazën dhe anëtarësinë e partisë së shpejti do të dalin edhe me kandidat partiak për funksion e kryetarit të komunës së Ohrit.(koha.mk)