Mickoski: Nuk mendojmë për humbje, as edhe bojkot

Shkup, 13 mars – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur në fitoren në zgjedhjet presidenciale që pasojnë. Partia nuk mendon për bojkot, por thotë se nuk e përjashton mundësinë qytetarët në rrethin e dytë nga revolti të bojkotojnë i shkaktuar nga keqpërdorimi i të drejtës së votës, persekutimet, presionet…

“Pse ne të mendojmë për bojkot. Ne assesi nuk mendojmë për abstenim në rrethin e parë ose te dytë. Kjo është garë ku ne duhet të kundërshtojmë platforma politike. Kuptohet se nëse ka keqpërdorime të të drejtë së votës, nëse na ndodhin ato ngjarje gjatë kohës së deklarimit në referendum më 30 shtator të vitit të kaluar kur kishte votim për 2.4 sekonda dalje prej 95 për qind, nëse vazhdon keqpërdorimi i administratës shtetërore, nëse shohim se ka persekutim politik, presione, ai vazhdon gjatë kohës së fushatës zgjedhore, punësime artificiale në administratën lokale dhe shtetërore…ato mund të jenë parakusht që neve mund të na sjellin në situatë para vendimit, jo vetëm neve si VMRO-DPMNE, por edhe qytetarët në tërësi të paraqesin ndonjë revoltë dhe të mos dalin në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Mickoski në intervistën për TV Sitel.

Ai ka thënë se kjo do të ishte keq edhe për shtetin dhe integrimet euroatlantike.

“Dhe në emër të tyre unë apeloj deri te Qeveria, deri te të gjithë njerëzit e afërt me Zoran Zaevin të mos luajnë me forcën që kanë duke udhëhequr me institucione të caktuara ose ministri në shtet pasi e ardhmja e Republikës së Maqedonisë do të sillet në pikëpyetje. Prandaj për neve janë imperativ zgjedhje të pastra dhe demokratike”, ka thënë Mickoski.

Ai shton se në parti nuk mendojnë për humbje, pasi siç thotë, “kanë kandidat i cili garanton mbështetje nga ana e qytetarëve”.

“Atë energji e fitojmë çdo ditë në terren. Unë jam në terren, kandidati është në terren, partia është në terren. Unë jam i bindur në fitoren e saj në rrethin e parë, por edhe në fitoren përfundimtare”, ka thënë Mickoski. (koha.mk)