Mickoski nga Pllasnica: Saktë e dimë si deri 25 për qind pagë më të lartë mesatare në një mandat

31

Pllasnicë, 1 korrik – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hirstian Mickoski nga Komuna e Pllasnicës porositi se këto janë zgjedhje në të cilat shumë me kujdes duhet të rrethohet ai koalicion i cili do të garantojë dhe do ta na bindë çfarë të ardhme duam të kemi, në çfarë shteti dëshirojmë të jetojmë.

Ai është i bindur në 360 faqet e quajtura projekt Rindërtimi që, siç tha, janë bërë në mënyrë të kujdesshme, ndërsa prioritet kryesor është ekonomia.

“Jam i bindur se pas 15 korrikut edhe ata që nuk besojnë në këtë do të binden se ka mundur më ndryshe, se ka politikanë të cilët e mbajnë fjalën. Pas 15 korrikut politikanët do t’i dëgjojnë qytetarët, ndërsa pastaj përmes projekteve do t’i zgjidhin problemet. Politikanët nuk janë asgjë më shumë nga zyrtarët e zakonshëm të paguar me para të popullit. Përfundoi koha kur politikanët janë elitë në shtet”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, këto tre vitet e fundit janë vitet më të këqija, por, nënvizoi, nuk i amnistojmë  as gabimet që në qeveritë paraprake i ka bërë VMRO-DPMNE-ja, edhe pse kishte shumë punë të mira.

Potencoi se këto katër vite mandat ndoshta do të jetë mandati më i mirë, sepse, tha Mickoski, saktë e di si deri të paktën 25 për qind pagë më të lartë mesatar në një mandat.

Pas 10 viteve, tha ai, për herë të parë nuk mund të dilni sepse Evropa na e mbylli kufirin për shkak të pandemisë.

Për bujqit, informoi ai, janë paraparë të paktën 460 milionë euro subvencione dhe blerje të garantuar dhe për mjekët sistem të rikonstruktuar dhe të rinovuar shëndetësor.

Comments are closed.