Mickoski nga Kumanova: Koha është për politikanë të rinj

39

Kumanovë, 29 qershor – Fillon epokë e re e politikanëve telefoni i së cilëve nuk do të jetë në “sajlënt”, të cilët do të punojnë me përkushtim në plotësimin e projekteve të përfshira në njërin prej shumë projekteve në “Ripërtëritje për Maqedoninë”, porositi nga Kumanova lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sontëm me qytetarët në sheshin e qytetit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së premtoi pagë më të madhe për 25 për qind, pension më të madh për 20 për qind i cili do të nivelizohet sipas ligjit të vjetër dy herë në vit, 1.000 kilometra rrugë të rikonstruuara, subvencione për fasada, si dhe kyçje falas në gaz për ajër më të pastër, katër miliardë euro investime vendore dhe të huaja.

Mickoski tha se papunësia do të jetë nën 10 për qind dhe do të ketë tatim më të ulët prej tetë për qind, si edhe zero për qind tatim për punëdhënësit të cilët punësojnë të rinj.

“E heqim tatimin progresiv kthehemi tek tatimi i vjetër i sheshtë, ndërsa atë tre denarë të akcizës të cilat ua marrin për t’i ndarë përmes tenderëve të dyshimtë do t’i ndajmë dhe do t’ia kthejmë popullit”, tha Mickoski.

Ai premtoi prej këtyre mjeteve nga 800 milionë denarë për sportin, kulturën, arsimin ose gjithsej 2,4 miliardë denarë për këta sektorë, ndërsa për bujqit i premtoi 640 milionë euro.

Duke u përqendruar tek pushteti, Mickoski tha se ka mundur për këto tre vite, mirëpo nuk ka bërë asgjë, “as 500 euro pagë, as kthimin e të rinjve”, por vetëm “e ka nënçmuar shtetin”.

Bartësi i listës në NJZ2, Vllado Misajllovski tha se Kumanova meriton të jetë qytet urban dhe i bukur, pasi është komuna më e madhe. Për dy javë ta kërkojmë mbështetjen e qytetarëve, pasi më pas tha ai mund të jetë vonë.