Shkup, 4 dhjetor – Nga deklaratat e historianëve nga komisionet mësojmë se pala bullgare kundërshton termin maqedonas që tregon identitetin tonë, ndërsa Zoran Zaev me këmbëngulje na bind se nuk negociohet për identitetin dhe historinë, ka shkruar në një postim në Fejsbuk lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski, pas konferencës së sotme për media të komisionit të përbashkët për çështje historike Maqedoni-Bullgari.
Pala bullgare, shton Mickoski, thotë se për mbiemrin maqedonas bisedohet në nivel më të lartë që në përkthim do të thotë se Zaevi po bën tregti.
“A nuk ishte kjo në kokën e pjesëtarëve të VMRO-së?. Mbështetje për historianët tonë të qëndrojnë në të vërtetën. Gënjeu derisa betohej në më të dashurit dhe shiti, gënjen edhe sot. Zaevi është problemi, ndërsa populli përgjigja!”, thekson Mickoski.