Mickoski nga Bërvenica: U obliguam për tatime më të vogla për biznesmenët në Evropë

15

Tetovë, 29 qershor – Nga Bërvenica e Tetovës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takim me qytetarë, porositi se manifesti i titulluar “Projekti Ripërtëritja” do të jetë “udhërrëfyes për Qeverinë dhe bazë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë”, duke potencuar se në të ka mbi 1.000 masa me të cilat janë përfshirë plane, politika dhe projekte, me qëllim, siç tha, “të ketë reforma në çdo sektor dhe për çdo qytetar”.

“U obliguam për tatime më të vogla për biznesmenët në Evropë. Rritje të rrogave dhe pensioneve dhe shumë punë me çka u obliguam se do t’u ndihmojmë të gjithëve të cilët tani ndjehen të dekurajuar dhe të pavlerë”, theksoi Mickoski.

Ai i dërgoi porosi LSDM-së se do të ndërpresë, siç tha, “tregtimit” me Goce Dellçevin.

Para qytetarëve të pranishëm në Bërvenicë foli edhe bartësja e listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore, Dafina Stojanoska, e cila porositi se më 15 korrik populli do të spastrojë me Zoran Zaevin, e më pas do të vijë ripërtëritja.

Ajo theksoi se për të është nder i madh dhe përgjegjësi të jetë bartëse e listës në të cilën ndodhen njerëz “të cilët e duan dhe e ruajnë Maqedoninë”.

Për projektet e parapara në projektin Ripërtëritje folën edhe kandidatët për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit nga Komuna e Bërvenoicës.

Comments are closed.