Veles, 21 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se nga zgjedhja e tij si njeriu i parë i partisë opozitare kërkohet zëvendësimi i tij, ndërsa partia po bëhet gjithnjë më e fortë dhe më e bashkuar. Mickoski, nuk deshi ta komentojë kërkesën e sotme të Oliver Andonov dhe anëtarëve të tjerë të partisë, për zëvendësimin e tij.
“Cilin? Nuk mund të them se në VMRO-DPMNE ka fraksione. Përndryshe, njerëz të tillë më ndryshojnë mua ka katër vite e gjysmë, ndërsa VMRO-DPMNE po bëhet gjithnjë më e fortë, më e bashkuar, më unike. Kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare me një fitore rekorde, me shumicë në Parlament. Për të nuk kam pse ta humb kohën tuaj duke komentuar”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kërkesën për zëvendësimin e tij nga Andonov dhe Fraksioni për revitalizim demokratik të VMRO-DPMNE-së.