Shkup, 20 janar – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e vazhdon mini turneun nëpër vendet e rajonit dhe Evropës. Që sot ai është duke qëndruar në Sllovemi, ku, siç paralajmëroi në profilin e tij në Fejsbuk, do të takohet me kryeministrin Janez Jansha. Mickoski në statusin e shkurtër bën kritikë se këto vende evropiane janë duke ecur me hapa të mëdha përpara derisa ne akoma jemi duke u lutur për donacione për vaksina kundër Kovid-19.
“Vendi këtë vit është duke u përgatitur për presidencën e sivjetme me BE-në. Diskutimet janë për udhëheqjen e politikave të gjelbra. Në shëndetësi, Qeveria e Sllovenisë pret deri në fillim të verës 70 për qind e popullatës së përgjithshme të vaksinohet kundër koronavirusit. Sllovenia i porositi 3.227.948 doza të vaksinës. Bota po shkon përpara me hapa të mëdha! Ndërsa tek ne kryesisht është ajo që nuk ka vaksina, që është sasi shumë e vogël për nevojat reale”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Nga, siç thekson, qëndrimi i shkurtër në Hungari, ka parë se sfida kryesore e të rinjve është se si t’i harmonizojnë sistemet për inteligjencë artificiale dhe zbatimin e tyre në jetën e përgjithshme.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së akuzon se tek ne akoma nuk ka përgjegjësi për rastin me pacienten e cila pas lindjes i humbi tri organe.
“Policia ndëshkon ata që festojnë Ujin e Bekuar dhe i le kriminelët e vërtetë të enden rrugëve. Me rëndësi një paketë e re e pestë e masave është paralajmëruar, pasi që katër të mëparshmit nuk patën ndonjë efekt real në ekonomi, përveç qëllimit për të cilin është kjo paketë e re, dhe ky është ryshfeti. Të ngujuar midis tenderëve të qeverisë për xhepa privatë, regjistrimit mafioz dhe shitjes së identitetit, ndërsa vendi qëndron në qorrsokak në rrugën për në BE, qytetarët po humbin një vit tjetër të rëndësishëm të jetës së tyre derisa bota po shkon përpara”, shkruan Mickoski.
Them, shkruan ai, mjaft më, duhet t’u jepet fund politikanëve kriminelë dhe paaftësisë.