Shkup, 9 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka vizituar vendbanimet Qendër Zhupë dhe Rostushë, njofton Koha.
Mickoski ka theksuar se problemi më i madh në këto vendbanime është shpërngulja e njerëzve të cilët largohen për shkak të mospasjes së perspektivës.
Ai ka thënë se këtu nuk kalojnë përrallat e Zoran Zaevit dhe Stevo Pendarovskit për disa fotografi rozë dhe realitet dhe të ardhme evropiane të cilën gjithë kohën e premtojnë, por asnjëherë nuk mund ta sjellin.
Në Evropë me kriminel të amnistuar nuk ka, në Evropë jo me risi kriminelësh, me euro për Vicen dhe euro për kishën, ka thënë ai.
Lideri i VMRO-DPMNE-së ka potencuar se këto njerëz jetojnë përditshmëri të trishtuar, ndërsa më e trishtuar është e ardhmja e tyre me Zaevin dhe LSDM-në në pushtet.
Prandaj patjetër të jepet shpresë, të sillet drejtësi, të fitohet frika dhe të besohet se Maqedonia do t’ia rrijë. Ne bashkë do të realizojmë atë, ka nënvizuar ai. (koha.mk)