Nuk jam njeri që flas me doreza, por hapur , dhe i them gjërat ashtu siç janë. Kemi një pushtet që është në rënie, anarki totale në institucione, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tribunën e sotme në Kavadar të titulluar “Politikat për zhvillimin e sektorit energjetik”.
Sipas tij, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në katër vitet e kaluara e më shumë e ka humbur mundësinë me veprimet e tij të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe ka treguar se është president vetëm i atyre të pak që ende e mbështesin.
“Unë nuk e kam problem me korridoret që do të ndërtohen, por e kam problem dhe gjithmonë do ta kem me grabitjen që bëhet mbi kurrizin e këtij populli në emër të atyre korridoreve. Unë nuk e kam problem se cila kompani do t’i ndërtojë korridoret, por po, kam problem me kriminelët në qeveri të cilët nënshkruan një marrëveshje me vetëdije duke e vënë Maqedoninë në skllavëri borxhi. Edhe të kem problem me atë që ata edhe nga kjo marrëveshje duan të bëhen më të pasur derisa populli varfërohet. Dhe le të mos gënjehen me ato porosi nga pushteti ja shikoni tani çfarë do t’i bëjnë të huajt VMRO-DPMNE-së sepse po flasin për marrëveshjen. Gjithashtu edhe të huajt, miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare nuk e duan krimin dhe të huajt nuk e mbështesin korrupsionin. Nuk ka raport të ndonjë institucioni ndërkombëtar e cila nuk konstaton korrupsion të lartë në institucione”, tha mes tjerash Mickoski.
Shtoi se është koha që BDI-ja ët shkojë në opozitë dhe rë reformohen.
Mickoski konsideron se nuk është korrekte që ndryshmet kushtetuese udhëtojnë drejt Kuvendit, siç tha ai, të shkruara të përgatitura, sipas modelit bullgar, ndërsa kryeministri kërkon takim të liderëve. Ai theksoi se nevojitet dorëheqja e qeverisë, që populli të dalë masivisht në zgjedhje dhe të zgjedhë të ardhmen.
Foli edhe për bëerjen e rrushit për çmime më të larta, për kushtet për punë të bujqve, për sistemet për ujitje.
Gordana Dimitrieska Koçoska në tribunën e sotme në Kavadar, tha se nuk është bërë asgjë për energjetikën dhe kujtoi dislokimin e lumit Temnica në REK Osllomej, me çfarë, siç nënvizoi, sigurohen 8 milionë tonë shtesë qymyr dhe u zgjat jetëgjatësia për gati 10 vjet.
Sipas kryetarit Mitko Jançev, Kavadari po zhvillohet në çdo fushë, ndërsa infrastruktura është pasqyrë e komunës.
Jançevi u përqëndrua edhe në atë se nga programi i dytë zgjedhor, deri më tani janë realizuar mbi 70 për qind e të gjitha projekteve.