Shkup, 28 mars – E shoh se pushtetit po i intereson se ku isha më 27 prill të vitit 2017. Edhe pse edhe fotografitë të cilat i publikuan nuk thonë asgjë më shumë nga ajo që unë tanimë paraprakisht e njoftova për lëvizjen time atë ditë, vetëm kësaj here bënë mister të shtuar dhe rrathë të kuq të rrethuar, megjithatë ja do të përsëris dhe drejtpërdrejt do të përgjigjem, unë më 27 prill isha me popullin, me njerëzit të cilët protestonin 80 ditë paraprakisht dhe të cilët me të drejtë ishin të shqetësuar për ardhmërinë e Maqedonisë tonë, ka shkruar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Edhe në qoftë se sot nuk i kishit rrathët e kuq të cilët i rrethonit, në qoftë se nuk i kishit aksionet policore me të cilët lavdëroheni, dhe me siguri edhe më e njelmët, edhe më e dukshme do të ishte paaftësia në të cilën ngulfateni. Unë do të porosis dy gjëra, që të mos ketë mëdyshje dhe të dihet: e para, ju nuk mundeni aq të vidhni dhe të rrëzoni sa ne mundemi të ndërtojmë dhe të realizojmë, këtë luftë prej përpara e keni të humbur. VMRO-DPMNE-ja, ndaj çdo padrejtësie tuaj, ndaj çdo goditjeje tuaj, bëhet më e fuqishme, më stabile, më e madhe. E dyta, radhën tjetër kur do të ketë tubim të popullit, të pakënaqur nga kjo qeveri, që të mos mundoheni të evitoni padi, ndërsa duhet të parashtroni pyetje, që të mos rrethoni dhe shpjegoheni se në cilën anë do të jem, që tani ta dini, që të mbetet e shkruar, unë do të jem sërish në anën e popullit, ndërsa rënia e juaj nuk do të mund ta fshehë turpin të cilin do ta mbani edhe gjatë kohë pas largimit tuaj nga pushteti. Për këtë arsye në pushtet nuk është gjithçka tek jeta, nevojitet edhe fytyrë, dinjitet dhe trimëri njerëzore në të cilët unë sinqerisht besoj”, shkruan Mickoski.