Shkup, 27 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot së bashku me bartësin në Njësinë zgjedhore tre, Igor Janushev e vizituan komunën Çeshinovë- Obleshevë prej ku porositi se më 15 korrik do të vjen fundi i Zoran Zaevit dhe LSDM-së.
“Duhet më 15 korrik të dalim masivisht, të mbrohemi së pari për vete, t’i mbrojmë ata që do të vijnë me ne. Le të dalim masivisht dhe të flasim me zë të lartë prapa paravanit. Ta rrethojmë numrin 14, ta rrethojmë emrin e Igor Janushevit, bartësin e listës së koalicionit fitues. Kjo është beteja e fundit që na pret”, deklaroi Mickoski.
Mickoski theksoi se për shkak të premtimeve që ai nuk i përmbushi, po i afrohet fundi Zoran Zaevit, sepse, siç tha ai, “qytetarët mbajnë mend gjithçka”.
“Tashmë gënjeshtrat e Zoran Zaevit dhe zyrtarëve të tij nuk kanë sukses askund. Zoran Zaev duhet të mësojë që me popullin nuk ka lojë, populli jep por edhe të merr”, tha Mickoski nga Çeshinovë – Obleshevë. (koha.mk)