Shkup, 16 qershor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickoski të dielën në shënimin e përvjetorit të 29 të partisë tha se VMRO-ja është nder, ideologji dhe vlerë. Ai theksoi se dy gjëra janë të sigurta, se LSDM-ja po bie dhe se VMRO-DPMNE-ja së bashku me popullin po fiton.
“LSDM-ja bie, por VMRO-DPMNE-ja bashkë me popullin po fiton. Zaevi është në gjunjë kurse VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje kurdo që të mbahen do të fitojë. LSDM dhe Zoran Zaev po shkon drejt fundit nga i cili s`ka kthim. Fitorja e VMRO-së do të jetë fitorja e Maqedonisë dhe këtë ua premtoj prej këtu nga 29 vjetori i partisë. Ka nga ata qe thonë se populli nuk e do Zaevin por atij gjithçka i kalon. Populli s`mund të mashtrohet”, ka thënë para të pranishmëve Mickoski, transmeton Koha.mk