Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, në një tubim parazgjedhor në Debarcë porositi se nga ajo që po shihet në terren është e qartë se “puna do të përfundohet që në rrethin e parë” dhe se Zllatko Siljanovski do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.
Ai bëri thirrje që sa më masivisht të dalin në votim në këto zgjedhje lokale dhe mbështetje për numrin 9. Përsëriti se kjo fushatë ofroi dy grupe, siç tha “njëri është grupi i cili është koalicion joformal mes LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës i cili në këto zgjedhje del, kryesisht, me fushatë të zezë nga dita e parë deri më sot”.
“Fushatë gënjeshtrash, shpifjesh, një fushatë në të cilën po përpiqen të fyejnë përsëri qytetarët, inteligjencën e tyre dhe të luajnë me kartën e kujtesës afatshkurtër, sikur të gjithë kemi harruar se deri vetëm një vit e gjysmë më parë, qeveria në Maqedoni ishte koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së. Sikur qytetarët nuk e kuptojnë gjithçka që bënë dhe sikur i kanë harruar të gjitha skandalet e tyre që po na ndodhnin në atë kohë, tha Mickoski, duke shtuar se duke vepruar kështu “ata humbën vetëm fushatën dhe mesazhet politike, ne dëgjuam gjithçka përveç projekteve që ofronin”.
Këta nga BDI, shtoi Mickoski, “treguan se ndoshta më kanë idhull, kështu që gjysma e fushatës nuk pati asnjë tubim ku Ali Ahmeti nuk doli dhe nuk përmendi emrin tim”.
Lidhur me Me të Majtën, Mickoski theksoi se “ata ishin pak të hutuar, sepse tani po kërkojnë një bari të ri, dhe para kësaj kishin Zoran Zaevin”.




