Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot kërkoi dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për skandalin me përgjimin e Prokurorisë Publike, e cila, siç tha, kishte filluar diku në shtator të vitit 2016 kur ai ishte ministër teknik i Punëve të Brendshme.
“Sot opinioni në Republikën e Maqedonisë është përsëri dëshmitar i një skandali të ri të njerëzve ose strukturave të afërta me LSDM-në. Bëhet fjalë për sjellje skandaloze të MPB-së, diku në fillim të muajit shtator të vitit 2016. E përsëris atëherë ministër teknik ishte zotëri Oliver Spasovski e deri më sot. Gjithashtu e lexova edhe deklaratën jo më pak qesharake të zëdhënësit qeveritar sipas të cili përsëri është fajtor tjetër kush , ndërsa nuk e kërkon fajin në radhët e tij. Sjelljen e LSDM-së gjatë një viti e gjysmë të kaluar e kemi shumë të qartë, kur nuk kanë fakte dhe argumente kur nuk e dinë se si t’i zgjedhin problemet atëherë kthehen mbrapa dhe kërkojnë fajtor te dikush që ka qenë më parë. Por për fat të keq fajtorin këtu do të duhet ta kërkojnë në radhët e tyre sepse siç lexova bisedat e para janë incizuar diku në fillim të shtatorit ndërsa incizimi ka zgjatur deri më sot, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme është zotëri Oliver Spasovski”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit në OEMVP.
Ai shtoi se më së paku që mund të bëjë Oliver Spasovski pas vargut të madh të gabimeve katastrofale gjatë periudhës prej një vjet e gjysmë në vargun e aktiviteteve kriminale të pazbardhura në Republikën e Maqedonisë është që të japë dorëheqje të parevokueshme.