Mickoski: Kërkojmë rishikim të ardhshëm dhe të menjëhershëm të punës së gjykatësve suprem

4

Shkup, 25 shkurt – Kërkojmë rishikim të ardhshëm dhe të menjëhershëm të punës së gjykatësve suprem, pa përjashtim dhe rishikimin e vendimeve të tyre. Aty ku do të konfirmohen  parregullsi, kërkohen dorëheqje, përgjegjësia para ligjeve. Kërkojmë reformë të Këshillit për reforma në gjyqësor, i cili do të nënkuptojë pezullimin e përkohshëm të çdo aktiviteti për shkak punës së saj të ndotur dhe kërkojmë ndihmë të ekspertëve ndërkombëtarë për realizimin e reformave, tha sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitian Mickoski në “Protestën e qytetarëve kundër padrejtësisë”.

Ai potencoi se është për drejtësi absolute, duke shtuar se përgjegjësi për krimin duhet të ketë pa dallim se kush dhe kur e ka kryer.

“As sot, e as nesër kur qytetarët do na japin mandat nuk do më bjerë ndër mend të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor, e as ta pengoj drejtësinë për këdo”, potencoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se zgjedhjet parlamentare që vijojnë janë, siç shtoi , mundësi e re për popullin e Maqedonisë që ta kthejë shtetin në duart e veta dhe të tregojë se Maqedonia mundet dhe se Maqedonia meriton më shumë.

“Kërkojmë ngritje të hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Zoran Zaevit, i cili ndërhynë në procedura të prokurorëve dhe gjyqësorit dhe vendimet e Gjykatës Supreme. Hetim prej një grupi prokurorësh që nuk do t’i zgjedh Ruskoska, më saktë Zoran Zaevi, por prokurorët në të cilët do të ketë besim opinioni ekspert si garanci për paanshmëri dhe pavarësi”, tha Mickoski.

Ai potencoi se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të jetë asgjë e njëjtë.

“Presim reagim edhe atë të shpejtë, vendimtare , ndërsa nëse nuk ka, atëherë populli është këtu dhe e din mirë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë përgjigje do të vijojë më 12 prill”, konkludoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Nga ndërtesa e Prokurorisë Publike, sonte mbështetës dhe qytetarë marshuan në “Protestën qytetare kundër padrejtësisë”, me të cilën “VMRO-DPMNE”-ja opozitare e shprehi pakënaqësinë nga funksionimi i sistemit gjyqësor gjatë qeverisjes të LSDM-së dhe koalicionit.(koha.mk)

Comments are closed.