Kryetari i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp për qeverinë e re teknike, që duhet të votohet nesër, tha se kandidatin për ministër të Brendshëm do ta bëj të ditur pasi të jetë konsultuar në telefon me kryeministrin Zoran Zaev, sepse nuk dëshiron më veto nga ana e LSDM-së dhe e Zoran Zaevit, siç ndodhi me kandidatin e propozuar më herët.