Shkup, 4 maj – Sot (04.05.2021) kryetari i VMRO-DPMNE-së prof.dr. Hristian Mickoski së bashku me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski realizuan takim me Karoline Edshtadler, ministre për Evropë dhe Kushtetutë të Austrisë.
Në takim kryetari I VMRO-DPMNE-së, Mickoski I afirmoi marrëdhëniet e mira bilateral të Austrisë me Maqedoninë dhe u falënderua për mbështetjen parimore për rrugën eurointegruese të vendit tonë.
Mickoski theksoi se hapja e negociatave inkuadruese, pa kushte shtesë jashtë parimeve themelore të BE-së, duhet të ndodhë sa më parë. Njëkohësisht, në Maqedoni nevojiten reforma thelbësore në sistemin e jurisprudencës dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa për fat të keq në vitet e fundit shohim vazhdimisht regres mu në ato sfera.
Mickoski dhe Edshtadler biseduan për nevojën e reformave sistematike të kahëzuara drejt sigurisë juridike, depolitizim I jurisprudencës dhe sektorit publik si dhe bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe tregtar mes Maqedonisë dhe Austrisë.